Sport

Dardanet e reja munden nga Egjipti

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 22 August 2024

Hendbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të enjten herët në mëngjes, Dardanet e reja pësuan humbje nga Egjipti, me rezultat 29:22.

Diferenca e kësaj sfidë u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8.

-Advertisement-

Më efikasja te Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.

Pas dy fazave grupore, vajzat tona po garojnë për plasman nga pozitat prej 21 deri në pozitën e 24-t.

Të premten herët në mëngjes Kosova U18 luan ndaj Nigerisë për vendin e 23-të. Ndërkohë për vendin e 21-të luajnë Taipei Kinez dhe Egjipti.

Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.

Të kujtojmë që për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve në sportet ekipore është kualifikuar dhe po paraqitet në Kampionat Botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera