Dardan Zhegrova përsëri vlerësohet lartë në ekspozitën e artit në Argjentinë
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 26 May 2017
Kuratori për projekte ndërkombëtare, Chris Sharp, gjatë hapjes, ka vlerësuar lartë instalacionin e Dardan Zhegrovës.
Në Buenos Aires të Argjentinës të mërkurën ka filluar edicioni i 26-të i ekspozitës arteBA, i cili do të jetë i hapur deri më 27 maj në qendrën e kongreseve “La Rural”. Kjo ekspozitë këtë vit ekspozon galeri nga 350 artistë nga më shumë se 20 shtete të botës, ndërsa për herë të parë ka marrë pjesë edhe artisti kosovar, Dardan Zhegrova.
“Për herë të parë janë pjesëmarrëse 23 galeri të cilat nuk kanë qenë kurrë më parë prezente në arteBA – nga vende aq të ndryshme si Tokio dhe Kosova – dhe përsëri di të kemi një rekord të muzeve lokale dhe ndërkombëtare të cilat marrin punime nga ekspozita”, ka thënë presidenti i fondacionit arteBA, Alec Oxenford.
Kuratori për projekte ndërkombëtare, Chris Sharp, gjatë hapjes, ka vlerësuar lartë instalacionin e Dardan Zhegrovës, shkruan insajder.
“LambdaLambdaLambda, është një galeri e re dhe argëtuese me lokacion në Prishtinë, do të prezantojë një instalacion të shkallës së madhe përmes artistit Dardan Zhegrova, i cili do të bashkëpunojë me argjentinasin Juan Pabli Mariano”, ka thënë specialisti për mediumin argjentinas Infobae. Instilacioni i Zhegrovës i titulluar “Body Parts”(“Pjesë të trupit”), është krijuar veçanërisht për dhomat e projektit “U-turn”.
Kjo është hera e dytë që punimet e Zhegrovës lavdërohen nga argjentinasit. Punimi i Zhegrovës, me titull “Alone in white, floating and trying to reach you” (“Vetëm në të bardha, duke pluskuar dhe munduar të të arrij ty”), i cili është i ekspozuar në panair, ishte zgjedhur të publikohet nga mediumi argjentinas, Infobae, si njëri nga dhjetë më të mirat. ArteBA është një organizatë joqeveritare nga Argjentina e cila ndihmon në zhvillimin dhe forcimin e tregut të artit, duke motivuar dhe promovuar prodhimin e artit bashkëkohor./KultPlus.com
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...