Lajme

Dardan Sejdiu thyen heshtjen, tregon se a do të jetë nënkryetar i kryeqytetit

Autori: Islam Morina 18:44 | 26 January 2022

Dardan Sejdiu me anë të një statusi në Facebook, ka thyer heshtjen lidhur me lakimin e emrit të tij si nënkryetar i mundshëm i Prishtinës.

Ai e ka mohuar se ka marrë një ofertë të tillë, por që nuk e ka mohuar faktin se do të ndihej i nderuar nëse një propozim i tillë i bëhet atij, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka pohuar se nëse do të rikthehet në politikë, fokus kryesor i tij do të jetë angazhimi në punë ekipore dhe me projekt të qartë politik, duke saktësuar se angazhimi i tij do të ketë prioritet zhvillimin shoqëror e ekonomik me objektiv primar agjendën digjitale të gjelbër.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Une nuk jam nenkryetari i ardhshem i Prishtines.

Tash e sa dite emri im eshte perfol per Nenkryetar te Prishtines. Si propozim i mundshem do te me nderonte duke e marre parasysh dashnine qe e kam per qytetin dhe punen qe e kam bere ne te kaluaren ne Komune. Por, une nuk do te jem nenkryetar i Prishtines.

Rikthimi im ne politike, nese ndodh, do te jete i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qarte politik. Ky angazhim ne thelb do ta kete zhvillimin shoqenor e ekonomik me theks agjenden digjitale e te gjelber . Angazhim qe synon te ndertoje mireqenie, mbrojtje, e trajtim te drejte e te barabarte per te gjithe qytetaret.

Deri atehere, une do te vazhdoj te jem i angazhuar ne projekte profesionale. Ndersa ju te gjithe kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj. Sa ma pak telashe dhe sa ma shume dashni mes nesh.
Faleminderit te gjitheve per mirëkuptim”, ka shkruar Dardan Sejdiu në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera