Dardan Molliqaj rendit “pyetjet e ndaluara” për Albin Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 05 February 2021
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur për pyetjet e ndaluara për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti.
Ai tha se janë disa pyetje që nuk po i bëhen Albin Kurtit nga gazetarët e përzgjedhur prej tij për ta intervistuar e që kanë të bëjnë me thelbin e qeverisjes së tij.
Postimi i plotë i Molliqajt:
PYETJET E NDALUARA
Janë ca pyetje që nuk po i bëhen Albin Kurtit nga gazetarët e përzgjedhur prej tij për ta intervistuar. Janë ca pyetje që tregojnë thelbin e qeverisjes së tij. Thelb që Albin Kurti don ta fshehë. Janë disa pyetje që nuk po i bëhen atij, sepse tregojnë të vërtetën e zhveshur.
– A do ta vendosë Albin Kurti reciprocitetin me Serbinë?
– Cilat janë kushtet që Serbia duhet t’i plotësojë në mënyrë që Albin Kurti të ulet në negociata?
– Kush janë oligarkët në Kosovë? Emrat? Cilat do të jenë veprimet e Albin Kurtit kundër këtyre oligarkëve? Pse nuk ka në programin e tij tatim në dividentë (që nënkupton tatim në fitim të aksionarëve të kompanive)?
– A do ta ndryshojë Albin Kurti ligjin i cili ia ndaloi kandidimin për zgjedhje apo do ta përdorë atë për të disiplinuar kundërshtarët politikë?
– A do ta zgjedhë VV dhe Albin Kurti presidentin/en nëse kuorumi për këtë votim varet nga prania e Listës Srpska?
– Pse e ka hequr VV dhe Albin Kurti tatimin progresiv nga programi i kësaj partie?
– Pse ka futur Albin Kurti në listë kandidatë homofobë që qartazi janë deklaruar kundër të drejtave të njeriut, veçanërisht komunitetit LGBTI, nga të cilët nuk është distancuar asnjëherë?
Janë pyetje që nuk i bëhen ngase Albin Kurti zgjedhë vetë gazetarët intervistues. Prandaj ata nuk sfidojnë, veç dëgjojnë ligjërimin. Pyetjet që s’po bëhen, janë paralajmërim për llojin e pushtetit që po vjen. Pushtet që i zgjedhë vetë gazetarët e përshtatshëm, sepse do që t’i përcaktojë vetë pyetjet. Pushtet që në fakt nuk do pyetje.
Të tjera
-
Nipi që përtëriu emrin e tij, ia uron ditëlindjen Luan Haradinajt
Djali i Shkëlqen Haradinajt, Luan Haradinajt ia ka uruar ditëlindjen axhës së...
-
Kurti apel për UEFA-n dhe FIFA-n pas thirrjeve anti-Kosovë në Rumani: Mos lejoni këso gjëra
Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshje...
-
Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht
Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeminis...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, r...
-
Hamza takon mjekët shqiptarë në Zvicër, ka një premtim
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka zhvilluar një takim me ...
-
Peci s’lë gjë pa i thënë opozitës që kërkoi shkarkimin e tij: Veç pritni kriminela, të shthurur mentalë, horra
Ministri i Bujqësisë thotë se po i vështron me kujdes akuzat e opozitës pasi ...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta në Kroaci i riu nga Lipjani
Familja Bellaina nga Lipjani ka marrë një lajm të dhimbshëm mbrëmjen e së sht...
-
Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vështirë se do të hiqen g...
-
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një k...
-
30 Vjet nga pagëzimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Më 17 nëntor 1994, Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) mori një vendim historik...
-
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes ...
-
Tërmeti shkund Pogradecin
Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. ...