Dardan Molliqaj i bindur që PSD do t’i ketë 10 deputetë, VV më pak se 20
Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 13 August 2019
Partia Socialdemokrate do t’i ketë dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ka thënë sot, Dardan Molliqaj, deputet i PSD-së.
Molliqaj, në një intervistë për Pressing në T7, ka deklaruar me bindje se PSD do t’i ketë mbi dhjetë deputetë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë më pak se 20 deputetë.
“Unë jam i bindur, po them sot dhe mbajeni në mend: PSD do t’i ketë dhjetë deputetë pas zgjedhjeve”, ka deklaruar Molliqaj. “Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë më pak se 20 për qind”.
Ish-sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë pjesë e Partisë Socialdemokrate, ka thënë se nuk ka kuptim që PSD-ja të bëhet pjesë e një koalicioni me VV-në.
Molliqaj, po ashtu ka thënë se dëshiron ta shoh një koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se dëshiron t’i shoh dy partitë opozitare në koalicion, në mënyrë që të shoh fuqinë e LDK-së dhe VV-së.
“Unë nuk mund ta përcaktoj një koalicion të tillë. Por si oponent politik, nuk jam kundër i këtij koalicioni. Dua ta shoh se sa janë të fuqishëm; edhe LDK-ja, e edhe VV-ja”, deklaroi Molliqaj.
Sipas Molliqajt, Vetëvendosje dëshiron që me çdo kusht të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
“E vetmja rrugë që Vetëvendosje të jetë në qeverinë e ardhshme, është që të kenë një koalicion parazgjedhor me LDK-në”, ka thënë Molliqaj.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, ja sa ishte i fuqishëm
Një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, shkr...
-
Haradinaj: Vëllain ma vranë kur isha në Hagë, për të nxitur vëllavrasje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradianaj, ka folur për vrasjen eni...
-
Latifi: Gjuriqi paradite fyen viktimat e Reçakut, pasdite pi kafe me politikanët kosovarë në Tiranë
Filozofi Blerim Latifi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me...
-
Vjen reagimi i parë nga Serbia pas takimit mes Sveçlës e Gjuriqit
Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia pas publikimit të fotografive takimit ...
-
Edi Rama i shkruan Vuçiqit, pasi e mohoi Masakrën e Reçakut
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, ka reaguar...
-
Sveçla provon të arsyetohet për takimin me Gjuriqin, s’ia përmend hiç emrin
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë vetëm disa fjalë lid...
-
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi
Një 37-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në një aksident automobilistik. Ngjarj...
-
I mbijetuari i holokaustit rrëfen tmerrin që kishte përjetuar
I mbijetuari i holokaustit, Josef Leëcoëicz rrëfeu për “The Sun” se si ishte ...
-
Vetëvendosje jep sqarimin për takimin e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke b...
-
Policëve të Kosovës iu lejohet puna dytësore, zakonisht bëjnë roje natën
Disa zyrtarë policorë mbajnë edhe një punë të dytë. E në të shumtën e rasteve...
-
Drejtoritë e Arsimit: Testimi online dhe gjendja emocionale janë arsyet e dështimit në PISA
Drejtoritë Komunale të Arsimit thonë se dështimi në PISA erdhi për shkak të g...
-
Arban Abrashi tregon arsyen e takimit me Gjuriqin, Sveçlën dhe Gjinin në Tiranë
Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka tre...