Lajme

Dardan Molliqaj dëshmon në polici lidhur me dyshimet e ngritura për rastin KEDS-it

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 29 December 2021

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka dëshmuar sot në polici lidhur me disa dyshime qe i kishte ngritur ditë më parë për KEDS-in, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet.

“Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse”, ka shkruar Molliqaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, ish-deputeti i kuvendit u ka bërë thirrje të gjithëve që kanë informata t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani.

“Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund”, shtoi ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera