Dardan Gashi e Pandeli Majko në ShBA për mësim plotësues në gjuhën shqipe
Autori: Gazeta inFokus
17:33 | 05 Shkurt 2018
Dardan Gashi, ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht zv.kryeministër në Qeverinë e Kosovës dhe Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën në Qeverinë e Shqipërisë, kanë nisur sot në objektin e Konsulatës së Republikës së Kosovës takimet e përbashkëta, duke filluar me temën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në ShBA.
Majko dhe Gashi së bashku takuan drejtorët e shkollave shqipe në qytetin e New Yorkut me të cilët diskutuan implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore të nënshkruara si në fushën e bashkëpunimit me dhe për diasporën ashtu edhe marrëveshjen konkrete për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
“I përulemi punës suaj”, tha me këtë rast ministri Majko i cili po ashtu në vizitën e tij të parë në cilësi të Ministrit të Diasporës në ShBA, kërkoi nga drejtorët e shkollave një koordinim më të mirë në të ardhmen.
“Shkolla verore është një projekt ambicioz që ka për qëllim të sjell në Kosovë dhe Shqipëri nxënësit e moshave të ndryshme të shkollës shqipe për tu njohur më mirë me atdheun dhe me bashkëmoshatarët e tyre. Tani ky projekt për herë të parë bëhet së bashku nga dy ministritë në Kosovë dhe Shqipëri”, tha më tej ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, dhe njëherësh zv. kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi.
Në fund të takimit si pjesë e konkluzioneve ishte dakordimi për formimin e këshillit koordinativ të mësuesve për propozime të përbashkëta lidhur me ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporën amerikane. Në këtë kontekst po ashtu u vendos për mbajtjen e festivalit të shkollave shqipe në fund të muajit maj.
Dy ministrat më pas vazhduan në takimin me komunitetin shqiptar në Connecticut, ku me ndihmën e afaristit të suksesshëm Richard Luka, është ndërtuar edhe Qendra e Kulturës Shqiptare ku përpos aktiviteteve kulturore që organizohen për fëmijët e moshave të reja, aty organizohet edhe mësimi plotësues i gjuhës Shqipe.
Ndërsa gjatë takimit të fundit me shoqatën e shkrimtarëve shqiptaro amerikane , dy ministrat u njoftuan me aktivitetin e kësaj organizate, me numrin e librave të botuar nga rreth 100 anëtarë të saj, ndërsa kërkuan mbështetjen nga dy shtetet ashtu që krijimtaria e anëtarëve të shoqatës të jetë akoma më voluminoze.
Në planin afatshkurtër, kjo shoqatë planifikon edhe funksionalizimin e një biblioteke historike me libra të vjetër të gjuhës shqipe nga arkivat e ndryshme të cilat janë mbledhur tashmë për vite me radhë.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































