Sport

Dardan Berisha reagon për herë të parë pasi fitoi çmimin “Sportisti më i mirë për vitin 2020”

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 23 February 2021

Basketbollisti i mirënjohur kosovar, Dardan Berisha, është shpallur sportisti më i mirë në Kosovë për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë çmim basketbollisti i Pejës e ka marrë nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që të hënën mbrëma mbajti ceremoninë “Laureatët 2020”.

Përveç çmimit “Sportisti më i mirë për vitin 2020”, Berisha ka fituar edhe mjete financiare në vlerë prej 2,000 mijë eurove.

-Advertisement-

Pas kësaj Dardan Berisha ka reaguar për herë të parë në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Ai ka falënderuar KOK-un dhe FBK-në për mbështetje, derisa nuk ka harruar familjen dhe tifozët për mbështetje.

“Faleminderit shumë Komitetit Olimpik për çmimin, Federatës së Basketbollit të Kosovës për mbështetjen. Falënderoi edhe familjen time që më ka përkrahur vazhdimisht dhe tifozët që na mbështesin”, ka shkruar basketbollisti pejan në facebook.

Kjo ishte hera e parë që Berisha e fiton këtë çmim.

Dardani ishte njëri prej më të dalluarëve në dy fitoret e kombëtares së Kosovës në ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Ai kontribut të madh ka dhënë edhe për klubin e vendlindjes së tij, Peja, të cilës ia ktheu shkëlqimin, derisa vazhdon të mbetet lojtari më i dalluar, jo vetëm në Superligën e Kosovës./Gazeta inFokus/

Sportisti i vitit 2020 🙌

“Faleminderit shumë Komitetit Olimpik për çmimin, Federatës së Basketbollit të Kosovës për…

Posted by Dardan Berisha on E hënë, 22 Shkurt 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera