Rozë

Danimarkë, Universitet i Arteve hap enkas një kurs dedikuar Beyonce

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 06 September 2017

Departamenti i artit dhe studimeve kulturore në Universitetin e Kopenhagen, ka hapur enkas një kurs dedikuar figurës së këngëtares amerikane Beyonce.

Lënda e studimit titullohet “Beyonce, karriera dhe rraca”, dhe përqendrohet në analizën e videoklipeve të këngëtares 36-vjeçare, për të kuptuar mënyrën se si popstati ka influencuar në kulturën bashkëkohore dhe tek feminizmi.

Sipas TV2, kanal televiziv në Danimarkë, në këtë kurs janë regjistruar 75 studentë, duke bërë që të kërkohet zhvendosje e leksioneve në një sallë më të madhe, në raport me atë që ishte përcaktuar në fillim.

-Advertisement-

Nismëtari i kursit pedagogu Erik Steinskog, i kontaktuar nga BBC, deklaroi se është fans i madh i këngëtares.

Ai thotë se nëpërmjet veprave të saj të artit reflektohet gjinia, seksualiteti dhe raca dhe se shërben për të kuptuar më mirë botën ku jetojmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera