Sport

Danimarka merr hotelin që prenotoi Italia në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 18 November 2017

Që kombëtarja italiane do të shkonte në Botëror, kjo ishte një bindje që trajneri Ventura e kishte përsëritur shumë herë, madje para se të luhej ndeshja e “play-off”-it me Suedinë.

Po kaq të bindur ishin edhe në Federatën italiane të Futbollit, madje këta të fundit kishin prenotuar edhe hotelin e delegacionit në Rusi. Por rrota e fatit shkoi së prapthi dhe Italia është pa Kupën e Botës pas 60 vitesh.

Por fati i keq i Italisë mund të jetë fat i mirë për Danimarkën, që në fakt nuk kishte bërë asnjë organizim për Rusinë, por tani, pasi eliminoi Irlandën po mendon të shfrytëzojë hotelin që kishte prenotuar Italia.

-Advertisement-

Lajmi është dhënë nga mediet daneze, që raportojnë se shefi i delegacionit është nisur të premten e shkuar drejt Rusisë, për të parë vendet ku mund të qëndrojë kombëtarja.

“Kombëtaret kryesore kishin zgjedhur vendet më të mira, kështu që duhet të shikojmë se çfarë mund të gjejmë, mbase duke marrë në konsideratë edhe qendrën që kishte prenotuar Italia. Sigurisht që ka një ndryshim jashtëzakonisht të madh mes preferencave të danezëve dhe atyre të italianëve, por mund të jemi në situatën që nuk do të kemi mundësi zgjedhjeje”, tha drejtuesi i delegacionit danez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera