Lajme

Danimarka e gatshme t’i dërgojë 800 trupa të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 29 March 2022

Danimarka njoftoi sot se do të vërë në dispozicion të NATO-s një batalion prej 800 trupash si një përforcim i mundshëm në shtetet baltike për shkak të kërcënimit rus.

Vendi nordik ka dërguar tashmë rreth 200 njerëz dhe avionë luftarakë në Estoni dhe Lituani dhe një fregatë në Detin Baltik lindor.“Ne jemi tashmë shumë në terren, por jemi gati të bëjmë më shumë,” tha kryeministrja Mette Frederiksen në një konferencë shtypi.

“Kjo është arsyeja pse qeveria do të propozojë dërgimin e një batalion me rreth 800 ushtarë në vendet baltike,” tha ajo në një konferencë kushtuar ndihmës daneze në krizën ukrainase.

-Advertisement-

Batalioni është tashmë në gatishmëri që të mund të dërgohet në rast nevoje.NATO duhet të bëjë një kërkesë zyrtare në mënyrë që Danimarka të dërgojë ato trupa në terren, shtoi kryeministri.

Fredriksen do të jetë në Estoni, Letoni dhe Lituani të mërkurën dhe të enjten me kryetarët e partive daneze për të vizituar trupat daneze.

Lajmi vjen pas një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të martën në parlamentin danez, ku ai falënderoi Kopenhagën për ndihmën e saj.

Danimarka, si shumë vende evropiane, dërgoi armë në Ukrainë për ta ndihmuar në luftën kundër agresionit ushtarak rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera