Sport

Dani Alves rrezikon Botërorin, ditën kur u bë futbollisti më i titulluar në botë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 09 May 2018

Dani Alves rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë me Brazilin.

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së u dëmtua në gjurin e djathtë gjatë finales së Kupës së Francës, të fituar 2-0 përballë ekipit inferior Les Herbiers.

Braziliani, i detyruar të braktiste fushën e lojës, arriti gjithsesi të ngrinte trofeun së bashku me shokët e tij, duke regjistruar edhe një rekord personal me fitimin e titullit të 40 në karrierën e tij të pasur, përfshi këtu edhe dy trofetë e Kupës Nordest në Brazil, duke u bërë kështu futbollisti me më shumë trofe në botë.

-Advertisement-

Minuta e 79 e 20 sekonda rezultoi thuajse “fatale” për Dani Alvesin, i cili pas një tentative për të ushtruar presing ndaj kundërshtarit Rocheteau, u plas në tokë! Pa asnjë kontakt fizik, por një mbështetje e gabuar e këmbës dhe gjuri i djathtë “e la në baltë”.

Mes shqetësimeve, stadi i “Seleçao”-s kontaktoi urgjentisht me atë të klubit parizien, për të marrë përshtypjet e para që nuk janë aspak të mirë. Trajneri Tite nuk i humbet shpresat, por kryqëzon gishtërinjtë në pritje të përgjigjes përfundimtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera