Sport

Dallku zbret një kategori më poshtë, zyrtarizohet te Dukagjini!

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 08 October 2020

Armend Dallku riniset nga liga e parë e futbollit kosovar. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili u shkarkua nga stoli i Prishtinës rreth një muaj më parë, ka zbritur një kategori më poshtë duke u emëruar trajneri i ri i Dukagjinit.

Me skuadrën nga Klina, Armend Dallku ka firmosur për një sezon me objektivin për të rikthyer Dukagjinin në elitën e futbollit kosovar. Ka qenë vetë klubi i Dukagjinit që ka zyrtarizuar angazhimin e Dallkun në stolin e skuadrës së tyre, ndërkohë që duhet theksuar se në aventurën me Prishtinën, Dallku arriti të fitonte Digitalb Kupën e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera