Sport

Dallku: Besoj shumë se me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 18 May 2019

Nesër zhvillohet finalja e madhe mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Në këtë ndeshje pritet të dihet edhe fituesi i titullit të kampionit në Superligën e Kosovës,

Prishtina nuk është mposhtur në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa në përballjet e fundit me Feronikelin Prishtina nuk është mposhtur në 9 ndeshje, ka fituar 4 ndeshje dhe ka barazuar në 5 ndeshje. Në 6 ndeshjet e fundit në Drenas, Prishtina ka fituar 3 herë dhe ka barazuar 3 herë me goldallim 4:1.

-Advertisement-

Ndërkaq kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Armend Dallku para ndeshjes tha se beson shumë se me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion.

“Ne edhe pse e konsiderojmë ndeshje të radhës, natyrisht se kjo ndeshje e ka rëndësinë e vetë. Mirëpo, për ne lojtarëve, stafin dhe publikun tonë është më rëndësi që t’i qasemi me shumë qetësi kësaj ndeshjeje, sepse e dimë që edhe kundërshtari ka kualitete në radhët e veta. Mirëpo, duke e marrë parasysh që e kemi pru kampionatin deri në ndeshjen e fundit që të vendos, kjo është meritë e lojtarëve, e stafit dhe e gjithë neve së bashku që kemi punuar. Kështu që presim të kemi ndeshjen nën kontrollin tonë, njëjtë sikurse besoj që duan edhe kundërshtari, por ne jemi të vetëdijshëm që në ndeshje na duhet vetëm fitorja. Kështu që besoj shumë se me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion”, përfundoi Dallku.!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera