Lajme

Dallaveret me paratë e udhëtimeve zyrtare në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Autori: H. Smajli 11:15 | 10 August 2020

Zyrtarët e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë gjatë vitit 2019 kishin realizuar disa udhëtime zyrtare.

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur disa keqpërdorime me paratë e udhëtimeve zyrtare përkatësisht në mos arsyetimin e avanseve për disa udhëtime nga kjo Ministri e që vlera e tyre është më shumë se 13 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.

“Sipas Procedurës për regjistrimin në SIMFK të avanceve për para të imët dhe avanceve për udhëtime zyrtare, procedimi i avanceve për udhëtim zyrtar, përcakton se përfituesi i avancit për udhëtim zyrtar obligohet që të bëjë arsyetimin e avancit, jo më larg se dy (2) javë nga kthimi i udhëtimit zyrtar. Tek zyrtari i caktuar për mbajtjen e avanceve dorëzohet i tërë dokumentacioni /faturat si dhe mjetet tepricë nëse ka”.

-Advertisement-

Ndërsa në 13 raste të udhëtimeve zyrtare nga zyrtarë të kësaj ministrie avanset në vlerë prej më shumë se 13 mijë euro ishin mbyllur me vonesë deri në 10 muaj, përderisa arsyetimi nuk duhet të bëhet më vonë se 2 muaj, shkruan gazeta inFokus.

“Në 13 raste, avancet për udhëtime zyrtare në vlerë 13,367€, ishin mbyllur me vonesë deri në 10 muaj dhe si pasojë e vonesave, mjetet tepricë në vlerë 1,779€ nuk ishin deponuar me kohë në llogari të ministrisë”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

End epa u bërë mbyllja e avancit paraprak ishin realizuar edhe tre udhëtime të tjera.

“Në avancin e tërhequr në vlerë 3,125€ për udhëtimin zyrtar në SHBA, ishin realizuar tri udhëtime zyrtare të njëpasnjëshme, pa u bërë mbyllja e avancit nga udhëtimi paraprak. Mjetet e pashpenzuara nga udhëtimi i parë, ishin bartur tek dy zyrtarët tjerë për tu realizuar dy udhëtimet vijuese, në Belgjikë dhe Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në raportin e auditorit të përgjitshëm./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera