Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael-Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 28 September 2026
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovës.
Takimi do të zhvillohet më 1 tetor 2026 në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen në ora 19:15.
Tifozët e Kosovës do të jenë të vendosur në sektorin D3.
Gjatë procesit të blerjes së biletës, secili tifoz duhet të plotësojë me saktësi të dhënat personale dhe të identifikimit. Sipas njoftimit të FFK-së, kërkohen: Numri i letërnjoftimit ose pasaportës; Fotografia e letërnjoftimit ose pasaportës; Emri dhe mbiemri i plotë, saktësisht siç figuron në dokumentin identifikues; Adresa e emailit; Numri i telefonit.
FFK ka paralajmëruar se të dhënat duhet të përputhen plotësisht me dokumentin identifikues. Tifozët që nuk i ofrojnë të dhënat e kërkuara në mënyrë të saktë, apo të dhënat e identifikimit të të cilëve nuk përputhen me regjistrimin e biletës, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
Shitja e biletave për tifozët e Kosovës do të jetë e hapur deri më 30 shtator, në ora 20:00.

T� tjera
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
-
Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi
Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë...
-
Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ësh...
-
Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë – masat e sigurisë nuk u respektuan
Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndërmarrë masa ndaj një objekti nd...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
































