Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Shkupi, interesim i madh i tifozëve për t’i blerë ato
Autori: Gazeta inFokus
13:13 | 24 August 2022
Klubi i futbollit Ballkani i ka nxjerrë sot në shitje biletat për ndeshjen e nesërme ndaj Shkupit, e vlefshme për fazën e play-offit të Ligës së Konferencës.
Qindra tifozë ia kishin mësyrë pikës ku shiten biletat tek “New Borni” në Prishtinë për t’u pajisur me bileta të hyrjes për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Radhë të gjatë janë parë sot në kryeqytet, ndërsa biletat do të shiten edhe në Suharekë, shkruan “Gazeta Express”.
Mbi 10 mijë tifozë pritet të jenë prezentë në ndeshjen e nesërme ndaj shkupjanëve, në mbështetje të kampionit të Kosovës, i cili synon ta shkruajë historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve të kësaj gare.
Biletat për në sektorët: Lindje, Veri e Jug kushtojnë nga 1 euro, kurse ato në Perëndim 3 euro dhe VIP 10 euro.
Ballkani e fitoi lojën e parë në Shkup javën e kaluar 2:1 dhe tash e ka një mundësi të artë për ta prerë biletën për fazën tjetër.

Natyrisht, për ta arritur këtë, ekipi i Ilir Dajës ka nevojë për përkrahje të madhe të publikut.
Kontingjenti i Shkupit pritet të zbarkojë sot në Prishtinë, ndërsa të dyja ekipet do t’i zhvillojnë sonte stërvitjet e fundit para duelit të nesërm, i cili do të fillojë në orën 20:00.

T� tjera
-
New Yorku shënon 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit pavarësinë e Shqipërisë
Qyteti i New York-ut do ta shënojë zyrtarisht çdo vit 28 Nëntorin si Ditën e ...
-
Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital
Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winte...
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshë...
-
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së ...
-
Gjendet i riu që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë
Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna...
-
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë për vjedhje të rënda
Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e vepr...
-
Arrestohet një person në Podujevë, ishte në kërkim policor
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Podujevë, pasi gjatë verifikimit ë...
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. Rasti ...


































