Sport

Dalin në shitje biletat në tregun e zi, dëgjojeni audioinçizimin

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 06 September 2018

Të hënën zhvillohet ndeshja e Ligës së Kombeve, ku Kosova është nikoqir i Ishujve Faroe.

Interesimi për të ndjekur ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” është shumë i madh sa që biletat janë shitur për tri orë.

Nga interesimi i madh kanë përfituar edhe shumë persona që i kanë hedhur biletat për shitje në tregun e zi.

-Advertisement-

Indeksonline ka siguruar një numër telefoni dhe ka kontaktuar me një person i cili kishte bileta në shitje.

Ai përveç shitjes së biletave që kishte në posedim ishte në gjendje të siguronte edhe të tjera nga shokët e tij.

Mënyra e shitjes së biletave pa kontrolle dhe shitja në treg të zi është kritikuar edhe në ndeshjet e mëparshme kur Kosova luante në Shqipëri. /IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera