Dalin listat, mbi 14 mijë votues jashtë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 29 May 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e votuesve jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.
Në këtë listë shihet se votuesit nuk janë vetëm shqiptarët që kanë shtetësinë e Kosovës dhe dëshirojnë të votojnë jashtë vendit, por edhe qytetarë të nacionalitetit serb. Në total numri i tyre rezulton të jetë 14 mijë e 808 persona.
Edhe kësaj here, votuesit jashtë Kosovës, përfshirë diasporën, janë anashkaluar nga institucionet në Prishtinë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka e pranon se një pjesë e madhe e diasporës nuk do të mund të votojë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, por thotë se KQZ nuk mund të fajësohet për këtë, sepse afatet kanë qenë të shkurta, kurse procedurat ligjore kërkojnë më tepër kohë.
“Me siguri që mërgimtarët do të mbesin pa votuar, po jo me fajin e KQZ-së. Është fakt i pamohueshëm që ligji që është në fuqi, e parasheh mënyrën e aplikimit për regjistrim si votues, pastaj janë proceduara të komplikuara, të cilat po të ishin zgjedhje të rregullta do të zgjasnin me muaj. Kurse, neve kemi pasur 7 ditë që të aplikohet për regjistrim. Pra, afatet kanë qenë jashtëzakonisht të shkurtra. Pastaj, teknikisht, ne ua kemi mundësuar të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të aplikojnë edhe online (përmes internetit)”, thotë ajo. /albinfo/
Të tjera
-
Qeveria i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heq masat sa më ...
-
Osmani: Serbia sulmon fqinjët e saj e pastaj flet për integrime evropiane – ulja në dy karrige s’i kontribuon paqes
Vjosa Osmani, presidentja e vendit ka kritikuar qasjen e Serbisë dhe ka thënë...
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
Shtetet e Bashkuara sanksionuan të mërkurën tre individë dhe katër kompani, p...
-
Shala: Skandali i Qeverisë me rezervat shtetërore është tejet i rëndë, këtë e dijnë edhe Kurti e Rozeta
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka hedhur akuza ndaj Q...
-
Sabit Januzi pranon fajësinë
Edhe Sabit Januzi ka ndryshuar deklaratën e tij nga i pafajshëm në fajtor lid...
-
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se ësh...
-
Hapet një fabrikë e re e prodhimit të tubave metalike në Ferizaj, Kurti e pret shiritin bashkë me kryetarin Agim Aliu
Sot është hapur fabrika e re e prodhimit të tubave metalike “Metal Kosova...
-
SHBA-ja publikon aktakuzën dhe emrat e shqiptarëve të Kosovës, të arrestuar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim
Policia dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me FBI-në ditë më parë kanë ar...
-
“E bëre burgun me shndritë”, vargjet e Jakup Krasniqit për mbesën që i shkoi për vizitë
Gresë Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar babën e saj që g...
-
Bedri Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me...
-
Reagon ashpër Berisha pas kërcënimit ndaj kreut të AAK-së: Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë heroin Ramush Haradinaj
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar ashpër ...
-
Ministria e Faton Pecit ka shpenzuar mbi 7 mijë e 500 euro për ‘Darkën e Lamës’
Mbi 7 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Bujqësisë, “Darka e Lamës”, e org...