Dalin detaje të reja nga sulmi ndaj Top Channel
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 07 April 2023
Ekspertiza e bërë për sulmin ndaj Top Channel ka konfirmuar se plumbi që i mori jetën rojes ka qenë rikoshet.
Duke përjashtuar mundësinë që ai të ketë qenë objektivi i autorëve, prokuroria është në pritje të përgjigjeve nga Europol.
Të dhënat që do të vijnë prej andej kanë ngjallur shpresën për të zbuluar agresorët.
Goditja me 15 plumba e godinës së “Top-Channel”, vijon të qëndrojë e pazbardhur, megjithëse policia dhe prokuroria e Tiranës, pretendojnë se kanë ngushtuar ndjeshëm rrethin e personave, që dyshohet se morën pjesë në goditjen me armë të televizionit.
Prokuroria së fundi i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të “Europol” në Francë, duke kërkuar ndihmë për ekzaminimin e dy profileve gjenetike, që janë gjendur në gëzhojat e sekuestruara në vendin e krimit.
E ndërsa grupi i hetimit është në pritje dhe ka shpresa të mëdha se përgjigjia e “Europol”, do sjellë zbardhjen e ngjarjes, nga ana tjetër në prokurori kanë mbërritur përgjigjet e para të ekspertizave.
“Ora News” mëson se dy ekspertizat, ajo balistike dhe mjeko-ligjore, kanë konfirmuar se roja i televizionit Pal Kola, është vrarë nga një plumb rikoshet.
Hetimi ka përjashtuar totalisht se Pal Kola ka qënë objekt i këtij sulmi me armë.
Sipas dinamikës së ndërtuar përmes kamerave të sigurisë së televizionit por dhe ekspertizave të kryera, është provuar se autorët kanë qëlluar 1 plumb të vetëm në drejtim të kabinës ku qëndronte roja, Pal Kola.
Plumbi që i ka marë jetën këtij të fundit, sipas dy ekspertizave rezulton të ketë ndryshuar trajektoren.
Pasi predha është gjendur e dëmtuar, gjë të cilën e provojnë ekspertët balistikë dhe mjekësia-ligjore.
Pal Kola, nuk ka ndëruar jetë brenda në kabinën e rojes, por ai ka dalë jashtë saj duke ecur rreth 7 metra dhe më pas është rrëzuar në oborin e televizionit.
Vetëm pak orë pas sulmit me armë të “Top-Channel” dhe vrasjes së Pal Kolës, policia e Vlorës ndaloi rastësisht Roberto Papçin, ish-dhëndërin e viktimës.
Por pas marjes në pyetje të tij dhe verifikimeve të policisë, ai rezultoi se ndodhej në Gjirokastër dhe nga ky qytet po udhëtonte në drejtim të Vlorës, që sipas tij do takonte një shok për të blerë një makinë.
Papçi është lënë i lirë, ndërsa policia dhe prokuroria e Tiranës, tashmë kanë përqëndruar hetimet mbi tre persona që janë pjesë e krimit të organizuar.
Ata po mbahen në survejim, ndërsa gjatë kësaj periudhe hetimore nuk është arritur të zbardhet motivi i goditjes me armë të televizionit “Top-Channel”.
Për këtë pjesë janë marë në pyetje dhe aksionerët e televizionit, por askush prej tyre s’ka deklaruar në polici motivet e mundshme të sulmit me armës ndaj pronës së tyre, ku mbeti i vrarë një person.
Të tjera
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Vëllai i heroit Agim Ramadani në mbështetje të kandidates së PDK-së për deputete, Arbiana Xhemajli
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ar...
-
Bedri Hamza në Istog: Le të bashkohemi edhe më shumë, sepse Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarët e...
-
Zgjedhja e kontestuar e kryetarit të KPM, AAK: Jemi të shqetësuar, tentim i regjimit të Kurtit për kontroll të mediave
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur e shqetësuar, dhe ka kundërs...
-
Haradinaj, Gërvallës: Meriton aplaus se bandite je ti, dhe jo luftëtarët e lirisë
Daut Haradinaj, kandidati për deputet i AAK-së, i ka kthyer përgjigje deklara...
-
Edon Zhegrova takohet me një tifoz të veçantë, udhëtoi nga Koreja e Jugut për ta takuar ”luanin” e Kosovës
Kim Yeon-Su, një tifoz i Lille nga Koreja e Jugut u takua sot me futbollistin...
-
Zhvillimet në KPM, Molliqaj: Sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku ...
-
Shpërthen rafineria e naftës në flakë në Gjermani, disa të lënduar (PAMJE)
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në rafinerinë e naftës Bayernoil, e cila ndodh...