Dalin detaje nga vrasja e nënës nga i biri në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 04 June 2023
Zanihate Muhollari 65 vjeç është mbytur brenda banesës së saj në Përmet nga i biri 24 vjeç, Albi Muhollari.
Familja njihej si e rregullt dhe pa probleme me të ardhura të mira ekonomike dhe katër fëmijë të shkolluar jashtë vendit.
Çifti Muhollari prej tri muajsh gjendej në SHBA për të vizituar të birin dhe dy vajzat që jetojnë dhe punojnë atje dhe ishin kthyer në Përmet vetëm 4-5 ditë më parë. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Përmet dhe komshinjtë e të afërmit u shprehën se nuk e prisnin kurrë që diçka e tillë të ndodhte megjithatë të gjithë duket se kanë pak dijeni rreth shëndetit mendor të 24-vjeçarit ndërsa ai studionte prej 7 vitesh në SHBA. Dihet gjithashtu se Albi ishte duke kërkuar të blinte një armë ditët e fundit.
“Kanë qenë në punë të tyre, kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.
Albi Muhollari e mbyti të ëmën me një qese plastike mbrëmjen e djeshme brenda banesës dhe më pas u larguar për të ndaluar nga policia pak minuta më vonë. Prindërit e tij kishin kërkuar ndihmën e mjekëve pasi referuar deklaratave të tyre për mjekët e urgjencës 24-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Mjeku neurolog Koço Stefanidhi që kreu trajtimin në urgjencë të rastit dy ditë para ngjarjes tha se për të riun nuk dihej pothuaj asgjë dhe se për të nuk ekzistonte ndonjë historik mjekësor apo diagnozë e mëparshme.
“Të sëmurët zakonisht që janë dhe agresivë që ky nuk ishte agresiv, nuk mund të nisen nga urgjenca në një spital tjetër. Duhet dominuar, duhet zbutur psikoza, pastaj duhet transferuar në një spital tjetër”, u shpreh mjeku Koço Stefanidhi.
Viktima e kësaj ngjarjeje ishte tregtare prej 30 vitesh në qytetin e Përmetit. Një prej pistave të mundshme të hetimit përpos gjendjes së rënduar psikologjike të të riut sipas të njohurve mund të jetë edhe një konflikt pronësie brenda familjes. Ndërkaq sipas burimeve nga spitali ishte nëna e 24-vjeçarit ajo që kishte kërkuar prej mjekëve trajtimin e të birit pasi ajo kishte një komunikim të tensionuar ditët e fundit me të.

Të tjera
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Haziri i reagon Kurtit: Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në ra...
-
Kurti viziton “Defender Europe 25”: Ushtria jonë po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zonën ku janë duke u mbajtur...
-
Qalaj gazetares: Nuk është e juaja që ta diskutoni pagën e deputetit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka refuzuar të komentojë çështjen e pagave t...
-
Klitschko e sulm*on ashpër Zelenskyn
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, kritikoi ashpër presidentin ...
-
Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Tanzanisë
Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të ...
-
Deputeti i PDK-së uron Veselin për ditëlindje, publikon një foto të tij me Thaçin
Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi n...
-
Vdes i riu që u pla*gos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra...