Dalin bisedat| “Drejtoresha jeme”, “Unë e emëroj edhe e shkarkoj”, kryetari i Gjilanit përplaset me aktivistët e VV-së

Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 08 December 2022
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është përplasur me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në grupin e tyre të komunikimit.
Në këtë bisedë që është zhvilluar në një grup në rrjetin social “Facebook” kryetari Alban Hyseni tregohet i rreptë me aktivistët duke i kërcënuar se do ta mbyll grupin nëse vazhdojnë të kundërshtojnë fjalën e tij, raporton Insajderi.
E gjithë biseda zhvillohet për disa punësime në sektorin e Arsimit në Gjilan.
Pjesë të shkëputur nga kjo bisedë, të cilën e ka siguruar Gazeta, është për punësimin e Drejtoreshës së Arsimit në Gjilan, të cilës kryetari Hyseni i drejtohet si “Drejtoresha jeme”, “Unë e emëroj edhe e shkarkoj”.
“Drejtoresh e jemja është ajo e krejt tjerët. Për secilin do që flitet ka të bëjë me mu. Herën e fundit, krejt ata që kanë dashtë me u punësu pa kriter e me ndërhyrje, kanë deshtu. Prapë kanë me dështu. Krejt, pa përjashtim“, shkruan fillimisht kryetari Alban Hyseni.
Siç duket nga biseda, tendenca për të ‘pronësuar’ drejtoreshën e arsimit nga ana e kryetarit e ka penguar Ema Aliun e cila është anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes.
Ema Aliu në këtë bisedë i drejtohet kryetarit Alban Hyseni se drejtoresha nuk është e tij por e Komunës së Gjilanit.
“Drejtoresh e Arsimit e Komunës së Gjilanit. Jo e ndonjërit”, ia kthen ajo.
Më pas kryetari i thotë një përgjigje të prerë “Drejtoreshë e jemja osht. Unë e emëroj edhe e shkarkoj!”
Në këtë bisedë ndërhyn edhe sekretari i kryesuesit të Kuvendit Komunal që është edhe aktivisti i VV’së, Edon Buca.
Nga kjo bisedë flitet për dërgimin e disa pyetjeve të testit pranues gruas së sekretarit Buca për punësim si mësimdhënëse në Gjilan.
Këtë ia përmend Ema Aliu, por nuk dihet në çfarë konteksti. “Ti veç ja dërgon gruas pyetjet e testit edhe në rregull jemi” duke ia mbyllur syrin me një emoji. Ndërkohë Buca e falënderon për ndihmën.
Kjo bisedë e ka nervozuar kryetarin Hyseni i cili ka kërcënuar aktivistët me mbyllje të grupit.
“Jo sosht për me kesh. Nëse vazhdon me shkru kështu në grup, me duhet me e mbyll grupin”, shkruan kryetari Hyseni, duke i thirrur në një mbledhje.
Nga kjo bisedë duket qartë se ka një përqarje mes aktivistëve të VV në Gjilan dhe kryetarit të Komunës që vie nga e njëjta parti./Gazeta Insajderi/
Bisedat e publikuara nga Gazeta Insajderi






Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...