Lajme

Dalin 100 eurot për këtë kategori

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 24 June 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, njofton se është ekzekutuar pagesa prej 100 eurosh për studentët.

Rreth 46 mijë studentë që i kanë plotësuar kriteret kanë përfituar nga 100 euro, të ndara nga Qeveria. Ky, sic njofton ministri, është grupi i parë.

Njoftimi i plotë i Muratit:

-Advertisement-

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.

Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta.

Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera