Sport

Daliç, pranë konfirmimit në krye të nënkampionëve të botës

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 10 August 2018

Zlatko Daliç do të vijojë të qëndrojë në krye të kombëtares nënkampione të botës në futboll, Kroacisë.

Për mua ishte shumë e rëndësishme të diskutoja hapur me presidentin, të gjitha temat e mundshme. Falënderoj Davor (Suker) për mirëkuptimin për gjithçka që nuk e kam konsideruar korrekte”, është shprehur trajneri kroat, me një eksperiencë të shkurtër edhe në krye të Dinamos në Shqipëri, pas takimit me presidentin e Federatës kroate të Futbollit.“Mendoj se i kemi zgjidhur këto probleme, kështu që presim të ecim përpara për sfidat e reja që na presin”, është shprehur Daliç.

Për Daliç parashikohet një rinovim i kontratës deri në fund të Europianit të vitit 2020. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet pas takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv të Federatës kroate të Futbollit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera