Lajme

Dalibori në “iPhone X”

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 13 December 2017

Pas pak ditësh ka gjasa që ministri nga “Lista Srpska” në qeverinë e Haradinajt, Dalibor Jevtic të pajiset me telefonin e teknologjisë së fundit, “iPhone X”.

Çmimi i këtij telefoni në treg sillet nga 1100 euro deri në 1400 euro, kurse ministra për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovë e cila udhëhiqet nga Dalibor Jevtic ka vendosur që të shpenzoj hiq më pak se 8000 euro para të buxhetit për blerje të telefonave mobil, shkruan portali INFOKUSI.

Tenderi për blerje të telefonave i është dhënë kompanisë “Europrinty Shpk”. Dje, (12/12/2017) është dhënë tenderi, ndërsa është planifikuar që nënshkrimi i kontratës të finalizohet me 18/12/2017.

-Advertisement-

Në këtë tender ka ofertuar vetëm një kompani, pra vetëm “Europrinty Shpk” dhe kjo e ka fituar tenderin. Në shpalljen “Njoftim për dhënie të kontratës” e cila është publikuar në ueb faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan se ky tender është dhënë me procedurat e kuotimit të çmimeve.

Nuk është specifikuar numri i telefonave mobil sa do të blihen me 8000 euro e as për cilin staf janë.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se me çfarë telefona do të pajisen zyrtarët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, apo edhe vetë ministri, Dalibor Jevtic. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera