Lajme

Dakaj për keqmenaxhimin në KEK: Dëmi më i madh është që faturën e rrymës e paguajmë 15% më shumë

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 25 April 2023

Gazetari i ekonomisë, Shkelzen Dakaj, ka thënë se pasoja të mëdha në Korporatën Energjetike të Kosovëska shkaktuar keqmenaxhimi i kësaj korporate, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, ai në emisionin “Konfront”, ka thënë se dëmin më të madh e kanë pësuar qytetarët e vendit me rritjen prej 15% të energjisë elektrike.

“Dëmin më të madhin që sot e kemi faturën e energjisë elektrike e paguajmë 15% më të lartë. Kjo nuk po them që është apriori e keqmenaxhimit, por kjo ka mundur të jetë 2%, 3%, 4%. Nëse ti i ke pasur të gjithë këto probleme me termocentrale, shikoni raportet e arsyetimit të distributorit që e ka bërë kërkesën, shikoni ZRRE-ja me çka e ka arsyetuar rritjen e çmimit. Kosova ka prodhuar shumë më pak energji se që është zotuar apo se i ka kapacitetet. Nëse i ke pasur të gjitha këto probleme, qytetarët e Kosovës këtë faturë 15% do ta paguajnë me vjet. Ky është dëm”, ka thënë Dakaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

https://gazetainfokus.com/dakaj-demi-me-i-madh-ne-kek-eshte-keq-menaxhimi/

Dakaj: Ka pasur në vazhdimësi dyshime për keqpërdorime në KEK

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera