Lajme

Dakaj: Kjo gjykatë duhet me u mbyllë me faqe të bardhë, ashtu si lufta e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 06 December 2024

Zhbërja e Gjykatës Speciale ku u kërkua edhe vota e deputeteve të Kuvendit të Kosovës nga anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka ngjallur edhe diskutime te tjera, shkruan Gazeta Infokus.

Por një gjë e tillë edhe nëse kërkohet nga Parlamenti, nuk mund të bëhe. Kjo për shkak se Gjykata Speciale në kuadër të saj ka edhe Kushtetuesen ku mundet me e rrëzu cdo rezolute që del nga dera e Kuvendit të Kosovës.

Gazetari Shkelzen Dakaj, në emisionin “Politiko”, ka treguar mënyrën më të mirë për me u mbyllë kjo Gjykatë.

-Advertisement-

Ai tha se mënyra më e mirë është që “ Kjo gjykatë me u mbyllë me faqe të bardhë, ashtu si lufta e UÇK”.

“Me rëndësi është që kjo Gjykatë me u përfundu edhe me dalë me faqe të bardhë ashtu sic ka qenë lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kjo me rëndësi se sa vetë këta çlirimtarë që po ballafaqohen atje është e rëndësishme edhe për republikën e Kosovës, e për gjithë qytetarët që jetojnë këtu. E ne të gjithë duhet të mbajmë këtë qëndrim se fundja jemi tu fol për diqka që ne sotv e gëzojmë falë punës edhe këtyre njerëzve që i kanë pri Ushrisë Çlirimtare të Kosovës, e shumë djem e vajza tjerë ne sot e gëzojmë këtë”, ka deklaruar Dakaj.

Gjithashtu Dakaj shtoi tutje se nëse mbyllja e kësaj gjykate ndodh m këto akuza të ngritura është një barrë e përjetshme për të akuzuarit.

“Mbyllja e gjykatës me akuzat e ngritura pa epilog është barrë e përjetshme për të akuzuarit dhe për Kosovën. Mënyra më e mirë është dëshmimi i pafajësisë.Ekziston vetëm një mënyrë për tu përmbyllur para aktgjykimi i formës së prerë e ajo është tërheqja e prokurorit nga akuzat (si në rastin e Trumpit)”, ka thënë Dakaj më tutje.

Ndryshe sot Gjykata Speciale ka ngritur një aktakuzë të re ndaj ish presidentit Hashim Thaci.

Thaci akuzohet për pengimin e drejtësisë./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera