Lajme

Dakaj e quan skandaloze deklaratën e Kurtit për Kushtetuesen

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 20 November 2024

Shkëlzen Dakaj nga Gazeta Infokus është i ftuar sot në emisonin “Konfront” në KTV, ku po diskutohet se a ka luftë hibride nw Kosovë.

Ai e ka quajtur skandaloze deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti, në mars të këtij viti lidhur me Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se përmes asaj deklarate kryeministri e ka ftuar Kushtetuesen të futet në politikë e të garojë me të.

-Advertisement-

“Një deklaratë e Kurtit më 21 mars: ‘Unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme le të garojë… nuk është apolitike nëse merr vendim për politikë. Për ato garon në zgjedhje. Nuk është e thënë që Gjykata Kushtetuese tash ta bëjë dyfishimin e komisionit parlamentar për legjislacion, nuk më pëlqejnë mua një mori vendimesh që janë marrë në këtë gjykatë’ – është deklaratë e Kurtit. E ka ftuar Gjykatën Kushtetuese hajde hyj në politikë dhe shtyju me mua” ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera