Lajme

Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 20 July 2026

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se nuk sheh arritjen e ndonjë marrëveshjeje ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja.

Daka u mbështet në moszhvillimet e takimeve ndërmjet subjekteve politike.

“Nuk besoj që qëllimi është arritja e ndonjë marrëveshje, dhe shfrytëzimi i afatit deri në ditën e fundit të afatit, tregon se nuk ka marrëveshje, se po të kishte marrëveshje do të fillonte të zhvillohej ky lëmsh i cili tashmë ka dy vjet, dhe do të krijoheshin institucionet sa më parë”, tha Daka në Klan Kosova.

-Advertisement-

Ajo shtoi se me zhvillimet që po ndodhin në politikë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy