Lajme

Daka: Rezultatet përfundimtare – pas tri javësh (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 12 June 2017

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit do të behet pas auditimit të të gjitha kutive të votimit, numrit të votave me kusht dhe votave me postë si dhe shqyrtimit të të gjitha ankesave.

“Rezultatet përfundimtare nuk do të dalin shumë shpejt, pasi që ka shumë procedura që duhet të kryhen dhe të cilat zgjasin së paku tri javë”, ka thënë Daka për RTV21.

Ajo ka shtuar se votat janë numëruar qysh mbrëmë dhe se “për shkak të problemeve teknike që kanë pasur me faqen zyrtare, nuk janë futur ende në sistem”.

-Advertisement-

Daka ka konfirmuar se koalicioni PAN radhitet i pari, Vetëvendosje e dyta dhe LDK-AKR-Alternativa e treta. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera