Lajme

Daka me një mesazh informues për qytetarët me të drejtë vote!

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 16 October 2017

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u drejtohet me një mesazh qytetarëve me të drejtë vote për mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve më 22 tetor

“#Vetëm1″ është mesazhi thelbësor në kuadër të fushatës së KQZ-së që ka për qëllim edukimin e votuesve për mënyrën se si duhet të plotësojnë fletëvotimet.

“Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat. Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat për Kuvend Komunal“, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera