Uncategorized

Dafina Zeqiri zbulon se është infektuar me koronavirus: Covid-nuk do që unë… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 26 March 2021

KKëngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka njoftuar së fundmi se është e infektuar me Covid-19. Ajo ka publikuar në “Instastory” një “selfie”, ku shfaqet pa makijazh dhe me flokët e çrregullt.

“Covid-i nuk do që unë të bëj selfie, por në djall shkofsh Covid!”, ka shkruar këngëtarja e dashur për publikun krahas fotos.

Ndërsa në një video të postuar para se të tregonte se ishte infektuar me koronavirus, Dafina shfaqet pranë të dashurit të saj, Dj Geek.

-Advertisement-

Dafina Zeqiri zbulon se është infektuar me koronavirus: Covid-nuk do

Në një video të postuar po ashtu në Instastory pak para se të njoftonte që është infektuar me koronavirus, Dafina shihet pranë të dashurit të saj, Dj Geek. Sipas “Prive” ata janë karantinuar bashkë pasi edhe ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Dafina zbuloi se i është nënshtruar një operacioni të vështirë në gju. Rikuperimi për këngëtaren zgjati më shumë se pesë javë.

E pavarësisht të gjithave, ky operacion nuk e pengoi Dafinën që të sillte një projekt të ri muzikor për fansat e saj, të titulluar “Duro”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera