Rozë

Dafina Zeqiri zbulon detaje nga dasma dhe planet për fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 07 February 2024

Artistja nga Kosova, Dafina Zeqiri po korr një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, si një nga këngëtaret me më shumë ‘hit-e’ në vitin që lamë pas e duket se nuk ka për t’u ndalur me kaq.

Së fundmi ajo është komentuar edhe për romancën disa muajshe me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji, e gjërat mes dyshes po ecin shumë mirë, madje ata kanë bërë plane edhe për martesë. Për këtë dhe shumë të tjera, artistja ka folur në emisionin “Radar”.

Ajo madje ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë, pasi siç tregon i ka shumë qejf fëmijët. Dafina ka folur edhe për jetën dhe karrierën profesionale.

-Advertisement-

“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje”, u shpreh ajo.

“Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndodhta. Kam plane”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera