Rozë

Dafina Zeqiri, para dhe pas makijazhit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 06 January 2018

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri këto ditë është kthyer në Kosovë, ku ka promovuar edhe projektin e saj më të ri me titull “Ti e din”.

Kënga është pritur mirë nga fansat, ndërsa edhe Dafina duket se e ka shijuar qëndrimin pranë më të dashurve të saj.

-Advertisement-

E njëjta vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Zeqiri ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku shfaqet joshëse si çdo herë.

Ajo ka bërë një krahasim se si duket para se përdor makijazh, dhe më pas se si ndryshon.

Dafina Zeqiri pa makijazh. Foto nga InstaStory

Vlen të përmendet se këngëtarja duket bukur edhe kur është krejtësisht natyrale, gjersa shndërrimin e bukur e përjeton pasi është grimuar nga Sellma, grimerja së cilës ia beson makijazhin tash e disa vite.

Dafina Zeqiri pas makijazhit. Foto nga InstaStory

Viti 2018 pritet ta gjejë me plot projekte interesante Dafinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera