Lajme

Daçiq tregon arsyen e dorëheqjes së Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 23 July 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen për të paraqitur veten si viktimë e Gjykatës Speciale dhe të fitojë zgjedhjet parlamentare.

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, duke shtuar se dorëheqja nuk ishte për shkak të presionit të fuqive të huaja.

“Kjo është masa strategjike e Haradinajt, pasi ai e dinte se do të thirret për të dëshmuar, kjo nuk do të thotë se do të dënohet automatikisht”, tha Daçiq për TV Prva.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera