Lajme

Daçiq thotë se Serbia do të vazhdojë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 13 May 2022

Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës assesi ta kapërdijnë në Beograd. Krerët e politikës në Serbi sot janë hedhur në ofensivë kundër Kosovës me pretendime se kinse disa shtete kanë tërhequr njohjen për pavarësinë.

Fillimisht për një gjë te tillë ka folur kryediplomati serb, Nikola Selakoviq, e pas tij edhe kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Situata ka ndryshuar në mënyrë drastike vitet e fundit, 22 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Tutje politikani serb dhe miku i afërt i Vladimir Putinit, ka thënë se Serbia do ta vazhdojë fushatën kundër pavarësisë së republikës së Kosovës.

“Vazhdimi i aksionit të tërheqjes së njohjes së Kosovës është një përgjigje logjike për faktin se Prishtina nuk e respekton marrëveshjen e Uashingtonit”, ka thënë Daçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera