Daçiq: S’mund të krahasohet deklarata e Vuçiqit me atë të Millosheviqit, tani duam paqe
Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 09 September 2018
Kohët në të cilat Millosheviqi mbajti fjalim në Gazimestan dhe atë të cilin Vuçiq e mbajti tani në Kosovë, nuk mund të krahasohen.Kështu është shprehur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke shtuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka një koncept tjetër dhe fillon nga një situatë krejtësisht tjetër.
Sipas tij, deklarata e Sllobodan Millosheviqit ka qenë në vitin 1989 kur ka ekzistuar Jugosllavia, ndërsa tani situata ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.
“Në kohën e Millosheviqit në Kosovë ka qenë prezente ushtria jonë dhe policia, sot jemi në një pozicion të tillë sa që nuk mund të themi se serbët në Shtërpcë janë duke pritur për një betejë”.
Daçiq ka shtuar se tani po udhëheqin një politikë paqeje dhe po përpiqen të arrijnë diçka përmes negociatave dhe paqes.
Sa i përket informacioneve se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitojë komunat shqiptare në Serbinë jugore, Daçiq ka thënë se nuk ka ende diçka zyrtare.
“Mediat e Kosovës kanë përcjellë informacion jozyrtarë kinse Hashim Thaçi së bashku me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn të mërkurën do të vizitojë tri komunat në jug të Serbisë të banuara me shqiptarë. Ne nuk kemi diçka zyrtare”.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...