Lajme

Daçiq: Shqiptarët nuk duan marrëveshje, nuk po e dëgjojnë as Amerikën

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 22 February 2019

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do të arrihet marrëveshja me Prishtinën, pasiqë sipas tij, shqiptarët nuk po e duan këtë.

Daçiq ka thënë se ‘demarkacioni’ i kufirit me Kosovën, nuk është ndonjë ide e re.

Daçiq ka përmendur edhe çështjen e taksës dhe kërkesat e vendeve ‘mike të Kosovës për ta hequr atë”.

-Advertisement-

“Gjermania dhe Britania e Madhe po flasin me kryeministrin Haradinaj në mënyrë që ta heq taksën por po hasin në refuzim. Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm, por ata (shqiptarët) nuk mund t’ia dalin pa mbështetjen ndërkombëtare. Amerika nuk do ta lejojë Serbinë të jetë konstruktive përballë dialogut e Kosova të tregohet e keqe sepse kjo do të dilte jashtë konceptit të tyre determinues”, ka thënë Daçiq, shkruan B92, përcjell inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera