Lajme

Daçiq i përgjigjet Hoyt Yee’s: Ke shikuar shumë filma fantastiko-shkencor

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 27 October 2017

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq i është përgjigjur deklaratave të diplomatit amerikan Hoyt Yee i cili në Beograd tha se Beogradi po ulet në dy karrige, duke aluduar kështu në bashkëpunimin serbo-rus dhe përcaktimin për rrugën europiane.

Ai ka thënë se Serbia nuk ulet në dy karrige dhe se asaj i interesojnë vetëm interesat e saj.

“këto janë budallallëqe. Krejt këto janë budallallëqe. Mendoj se disa njerëz përfshirë edhe përfaqësuesin e State Departamentit, kanë shikuar filma fantastiko-skencorë si Star Ëars” ka thënë ai.

-Advertisement-

Daciq po ashtu ka ka thënë se Britania e Madhe ka kërkuar që seancat e KS të OKB’së për Kosovën të anulohen dhe se për këtë ka bisedime të mbyllura në OKB.

Ai ka thënë se Kina dhe Rusia janë kundër kësaj.

Ai më pas ka thënë se për statusin e Qendrës Humanitare ruse në Nish, për të cilën Rusia ka kërkuar status diplomatik, do të vendos vetë Serbia, e jo rusët e amerikanët

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera