Lajme

Daçiq: Njohja e Kosovës është e papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 19 February 2023

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka përsëritur sërish se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Daçiq në një intervistë për “Euronews Serbia”, ka deklaruar se për të është e papranueshme njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare.

Ai tha se gjatë panelit në Konferencën e Mynihut, ka përsëritur se Serbia dëshiron paqen derisa ka shtuar se “mund të zhvillohen diskutimet, por se së pari duhet të formohet Asociacioni”

-Advertisement-

“Ne vlerësojmë se për të gjitha mund të flasim, por së pari duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe. Kjo është e padiskutueshme. E dyta, dihet se ne nuk mund të pranojmë atë për të cilën fliste presidenti – anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke iu referuar OKB-së, pasi jo të gjitha organizatat janë të njëjta”, ka thënë Daçiq.

Daçiq tha se Serbia do të jetë konstruktive në dialog. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera