Daçiq: Me çfarë të drejte Policia e Kosovës i sulmon serbët në manastir?
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 25 September 2023
Trashëgimtari i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq në krye të Partisë Socialiste të Serbisë, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, si ministër i jashtëm serb, Ivica Daçiq sot është deklaruar në lidhje me sulmin e terroristëve serbë ndaj policisë në veri të Kosovës pranë manastirit të Banjskës, në të cilin u vranë dhe u plagosën disa persona, se “pyetja më e rëndësishme është se çfarë ka kërkuar Policia e Kosovës atje, sipas cilit ligj dhe sipas cilit dokument”.
Daçiq, ka thënë televizionit e regjimit serb “TV Përva” se “të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës duhet të “paralajmërohen”, dhe se sipas marrëveshjeve nga Brukseli, “aty ku jetojnë serbët, policia e Kosovës duhet të përbëhet nga serbët”, transmeton Paparaci.
“Pse nuk e lanë KFOR-in të merret me këtë situatë”, pyet Daçiq.
Ai ka pretenduar se KFOR-i “absolutisht ka mundur ta parandalojë konfliktin e armatosur të djeshëm”.
“Ku ka ndonjë dëshmi se Beogradi është i përfshirë – nuk ka. Ne dënojmë vrasjen e policit shqiptar, kjo nuk është në interes të serbëve”, ka pretenduar Daçiq.
Ai ka fajësuar kryeministrin Kurti për incidentin, duke thënë se ai “dëshiron të provokojë luftë”.
“Përshkallëzimi i tillë mund të çojë në konflikte që nuk mund të ndalen më”, i përsërit Daçiq kërcënimet boshe të shefit të tij.
Ai ka pretenduar se Serbia “është për vazhdimin e dialogut” me Prishtinën, por “për respektimin e parimeve për të cilat janë pajtuar dhjetë vjet më parë”.
Të tjera
-
Konjufca pret komisionerët parlamentarë të Bavarisë: Mërgata na ka afruar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtar...
-
Shqetësuese: Fëmijët e identifikojnë TikTok-un si hapësirën ku bullizohen më së shumti
Rrjeti social TikTok është identifikuar nga fëmijët si hapësira në të cilën b...
-
Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cenueshme, ministri Murati tregon sa familje përfituan
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 72 familje përfituan nga...
-
Dugolli vë në dyshim vendimin e presidentes Osmani për rikthimin në Kuvend të Ligjit për Këshillin e Sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthye...
-
Tensionet në Novi Sad: Politikani serb përfundon në emergjencë, Vuçiqi fton Këshillin e Sigurisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancën urgjente të Këshil...
-
Abdixhiku paralajmëron Pecin e Qeverinë Kurti për grantet: Do t’i ktheni paratë cent më cent
Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixh...
-
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së paku në rajon
Për përdorimin e armëve të gjata, vetëm tri ditë stërvitje! Kaq thotë se k...
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndrys...
-
Mexhiti: Kurti e tha të vërtetën, në Maqedoni të Veriut s’ka ligj të veçantë për gjuhën shqipe
“Kryeministri Kurti e tha të vërtetën”. Kështu është shprehur zv.kryeministri...
-
24 vjet bashkë, Enver Hoxhaj ndan një foto të rrallë me gruan e tij
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë një fotografi të rr...
-
FSK stërvitet me ushtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR’it
Ushtarë të FSK-së kanë kryer një stërvitje me ushtarët amerikanë dhe gjermanë...
-
A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët në BE? Si funksionon sistemi për një shtetas jo të Bashkimit Evropian
Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin ...