Daçiq kërkon heqjen e taksës për kthim në dialog, vazhdon të flasë për tërheqjet e njohjeve
Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 13 January 2020
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se ruajtja e integritetit territorial do të vazhdojë të jetë prioritet shtetëror dhe se shpreson që Kosova e Serbia do të kthehen në tavolinën e dialogut gjatë këtij viti.
“Me gjithë përkushtimin dhe konstruktivitetin tonë maksimal, nuk jemi të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi (rreth Kosovës) vitin e kaluar, sepse dialogu i vërtetë mungoi, për shkak të refuzimit të Prishtinës për të shfuqizuar vendimin për taksën ndaj mallrave nga Serbia. Është e pakuptimtë që kjo masë ‘anticivilizuese’ të jetë në fuqi për më shumë se një vit, përkundër kërkesave nga të gjitha anët e botës për ta shfuqizuar atë. Shpresojmë që kjo të ndryshojë gjatë këtij viti, që taksa të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdohet dialogu për të cilin Serbia është e interesuar dhe e sheh si rrugë te vetme për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë”, tha Daçiç.
Siç raportojnë mediat serbe shefi i diplomacisë serbe, në një pritje të organizuar në MPJ të Serbisë, ka thënë se “argumentet e Serbisë dhe qëndrimi parimor kanë ndikuar që vitin e kaluar edhe pesë shtete të tjera anëtare të OKB-së të tërheqin vendimet e tyre të mëparshme për njohjen e Kosovës (Palau, Togo, Afrika Qendrore, Gana dhe Nauru)”.
“Pra, deri tani gjithsej 17 shtete kanë tërhequr vendimet e mëparshme, kurse në Kombet e Bashkuara tash ka më shumë vende që nuk e njohin Kosovën, sesa që e njohin. Një qëndrim i tillë në bashkësinë ndërkombëtare, në një formë edhe më të theksuar, u demonstrua edhe nga përpjekja e re e Prishtinës për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it në Kili gjatë tetorit, kur tërhoqi kandidaturën e saj, duke u përballur me edhe më shumë kundërshtarë të këtij anëtarësimi”, tha Daçiç.
Ministri deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, dhe se po punon shumë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në një proces që do të sigurojë një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë për Kosovën.
‘Shpresoj që gjatë këtij viti të kthehemi në dialog dhe se do të arrijmë të kompensojmë kohën e humbur. Por unë e përsëris se, Serbia nuk është e vetme në këtë proces dhe nuk varet e gjitha nga ne dhe gatishmëria jonë e qartë për bisedime”, tha ai.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...