Daçiq i raporton Parlamentit të Serbisë për fushatën e tij kundër Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 14 February 2019
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në seancën e Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Serbisë, ka paraqitur një raport për punën e tij të muajit janar.
Daçiq me theks të veçantë ka folur për përpjekjet e mëdha që po bën ai dhe Serbia për të lobuar në zvogëlimin e numrit të vendeve të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës.
Ai duke folur për seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se kishte një luftë të madhe që të mbahet seanca dhe kishte rrezik të mos mbahej e gjithashtu tha se u dakorduan edhe për 3 seanca të këtij lloji gjatë këtij viti dhe 2 vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
“Kjo është arsyeja pse ne e mbyllëm çështjen. Kosova ishte e habitur që seanca u mbajt”, th Daçiq duke shtuar se seanca ishte shumë pozitive për interesat e Serbisë.
Daçiq po ashtu ka thënë se është duke krijuar kontakte me vende të vogla dhe me pak ndikim në botë, ndër të tjera, për të siguruar votat pro Serbisë në forume ndërkombëtare.
Ministri i jashtëm serb, Daçiq gjithashtu ka deklaruar se Kosova nuk e ka shumicën për anëtarësim në organizata të rëndësishme.
Duke deklaruar se këtë vit përsëri do të ketë votime në UNESCO dhe INTERPOL, ai tha se Kosova nuk ka shumicën që të hyjë lehtë në këto organizata, transmeton lajmi.net.
“Prandaj është e rëndësishme që të mbajmë kontakt me të gjitha këto vende në mënyrë që të kemi një situatë të qëndrueshme në lidhje me ata që do votojnë pro propozimeve tona”, tha Daçiq.
Daçiç tha se Kosova nuk mund të jetë anëtare e OSBE-së dhe se është e mundur të aplikohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që do të ishte më e vështirë për t’u parandaluar, sepse shumica e shteteve anëtare e pranuan Kosovën.
Ministri i jashtëm serb tha gjithashtu se ka edhe tërheqje të tjera të njohjeve për Kosovën por që ende nuk janë zyrtarizuar, pasi ato shtetet po mbahen nën presion nga SHBA-të që mos ta bëjnë.
“…Gjithashtu ka vende anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën por që nuk votojnë në forume ndërkombëtare për Kosovën, të tilla si Egjipti, Omani”, tha më tutje Daçiq.
“Me qëllim që të kemi shumicën, ne kemi nevojë për gjashë vende të tjera. Mendoj se ata tashmë kanë më pak se gjysmën, por nuk jam i kënaqur që dikush më thotë se ata nuk e pranojnë, ne kemi nevojë për letër”, tha Daçiq.
“Janë edhe 13 vende të Karaibeve dhe Paqësorit që të cilat kanë rreth 50 milionë banorë së bashku, gjithashtu 13 vota në Kombet e Bashkuara, duhet t’i kushtojmë rëndësi këtyre vendeve”, tha Daçiq.
Pra, i gjithë raportimi i ministrit të jashtëm serb, Daçiq ishte në lidhje me lobimin e tij kundër Kosovës tek vendet të cilat e kanë njohur për ta tërhequr çnjohjen.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...