Lajme

Daçiç: “Shtetet e QUINT-it nuk do t’i bëjnë trysni Kurtit”

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 24 March 2022

Kandidati për kryeministër të Serbisë, Ivica Daçiç, ka komentuar deklaratën e përbashkët të QUINT-it ku pati kritika të ashpra ndaj Kosovës, për të cilën tha se ai nuk e sheh si kritikë ndaj Kosovës, por Serbisë.

Sipas tij, ajo deklaratë ka indikacione që nuk do të ketë asnjë presion drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në lidhje me zgjedhjet serbe të 3 prillit.

“A e patë se si vendet e QUINT-it na kërcënuan për sanksionet ndaj Rusisë. Kjo gjë tregon që ata nuk do t’i bëjnë trysni Albin Kurtit. Ai dëshiron që të na detyrojë të njohim Kosovën në secilën lëvizje politike të tij. Nuk e di në cilën botë jetojnë. Nëse do të na lejohej të vazhdojmë veprimet për tërheqjet e njohjeve, këtë do ta bënim dhjetë ose njëzet vende. Të gjithë kanë frikë nga kjo që po ndodh në Ukrainë”, ka thënë Ivica Daçiç për “Kurir”.

-Advertisement-

Ivica Daçiç, i cili garon në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit për kryeministër të Serbisë, në fushatën e tij zgjedhore ka qenë më i zëshmi dhe madje edhe e ka kondensuar tërë programin e tij politik në tri pika bazë, “kurrë në NATO, kurrë sanksione Rusisë dhe kurrë njohje të Kosovës”.

Ivica Daçiç ka nisur karrierën e tij politike si zëdhënës i presidentit më famëkeq në historinë e vonë të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Ky politikan asnjëherë nuk është distancuar nga krimet kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova të ndërmarra nga Millosheviç, madje përkundrazi e glorifikon atë në secilin tubim zgjedhor gjatë fushatës elektorale. /Albanianpost.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera