Lajme

Dacic: Do lobojmë që Kosova mos të anëtarësohet në UNESCO e Interpol dhe në tërheqjen e njohjeve të saj

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 30 December 2017

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic ka paralajmëruar se edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojnë të merren me proceset integruese të Kosovës.

Sic raportojnë mediat serbe, Dacic ka thënë sot se Serbia do të punoj intensivisht me diplomacinë ndërkombëtare lidhur me numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke lobuar në tërheqjen e tyre.

Ai ka theksuar se Serbia me ndihmën e miqve do të sulmoj Prishtinën, duke i pamundësuar Kosovës të anëtarësohet në UNESCO dhe Interpol.

-Advertisement-

Në një intervistë, Dacic ka thënë se përvec që do të angazhohen në mbrojtjen e sic ka thënë ai “Kosovës e Metohisë”, Serbia ka edhe disa sfida tjera që e presin në 2018.

“Janë katër sfida që e presin Serbinë vitin tjetër. Marrëdhëniet me Rusinë, rruga drejt BE-së, partneriteti me SHBA-të dhe politika e neutralitetit ushtarak”, ka thënë Dacic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera