Lajme

Daci: Prek Kodra është tejet i rrezikshëm

Autori: Gazeta inFokus 06:41 | 20 September 2022

Glidona Daci, gazetare në Klan News, ka thënë se Prek Kodra, i dyshuari për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti është person tejet i rrezikshëm.

“Kodra nuk është aspak një emër i padëgjuar për autoritetet shqiptare. Është një personazh tejet i rrezikshëm”, ka thënë Daci në Klan Kosova.

“Herë pas here ne gazetarët e kronikës kur ka pasur atentate të mirëfillta me snajper kemi folur deri diku, e kemi lakuar si personazh i cili identifikohet nëpërmjet një tatuazhi që e ka ai në dorë, të paktën ne kështu kemi mundur ta identifikojmë por në asnjë moment nuk e kemi përmendur emrin e tij për faktin se nuk ka një akuzë zyrtare. Në 2016-ën gjatë një atentati të mirëorganizuar me snajper që ndodhi në qytetin e Rrëshenit, ku prokuroria Lezhës dhe Kurbinit kanë dy çështje të cilat po i hetojnë në lidhje me këtë person, u dyshua fillimisht Prek Kodra – u bë edhe një operacion ku iu kontrollua banesa, iu gjetën armë dhe municione, gjithashtu edhe një tjetër atentat me snajper të ndodhur në qytetin e Elbasanit, sërish hetuesit gjurmët e tyre i drejtonin pikërisht te ky person por nuk kanë mundur deri në këto momente që ne po flasim të bien në gjurmët e tij të, paktën edhe sipas raportit të inteligjencës kosovare, siç e përshkruajnë ata, por edhe nga vetë njësia anti-terror në Tiranë ky personazh njihet si një person i mirëtrajnuar për gjuajtje me snajper por duke mos i lënë pas as me gjuajtjet me kalibrat e tjera të armëve”.

-Advertisement-

“Normalisht është një personazh tejet i rrezikshëm. Ende nuk ka një informacion të detajuar duke qenë se kjo çështje për shkak të sensitivitetit të madh dhe presionet në të cilat gjenden institucionet shqiptare për shkak të sulmeve kibernetike ende nuk dihen të dhëna më të deajuara se ku pe vepron ky personazh. Dihet se vepron për një sërë llogarish grupesh kriminale në Shqipëri, të paktën këto janë informacionet që mund t’i sigurojmë ne gazetarët nga burimet tona qoftë nga drejtësia por qoftë edhe nga lidhje të tjera. Nuk dihet ende nëse e kishte marrë porosinë për t’i ekzekutuar kreun e qeverisë së Kosovcës së bashku me dy persona të tjerë nga kush dhe për llogari të kujt, të paktën ndoshta nga inteligjenca shqiptare [] një sërë hetimesh në lidhje me këtë person dhe pse të mos i kalojë prokurorisë së posaçme për sulme terroriste duke qenë se Shqipëria është nën presionin e vazhdueshëm të sulmeve kibernetike që nuk dihet ende se sa është dëmi ko kolosal që iu është bërë”.

Daci ka thënë që Kodra është ish-punonjës i policisë, dhe ngreh dyshimet se Kodra mund të jetë duke marrë edhe informacione për operacionet policore ndaj tij.

“Prek Kodra tashmë është një emër i cili u lakua publikisht si emër ndërsa si personazh gazetarët e kronikës por edhe vetë policia shqiptare e kanë pasur gjatë gjithë kohës të skeduar dhe ka pasur dyshimet që fshihet pas dhjetëra atentateve të frikshme dhe ngjarjeve të rënda kriminale që ka ndodhur në territorin e Shqipërisë”.

“Ka dyshime se është i përfshirë në gjëra të ndodhura në Kosovë edhe në Mal të Zi por këto janë thjesht informacione të cilat janë siguruar në rrugë operative nga ana e strukturave të policisë dhe nuk ka një gjë konkrete për të”.

“Një trekëndësh ku ai lëviz pasi normalisht ai është ish punonjës policie dhe normalisht ka edhe dijet dhe taktikat dhe lëvizjet dhe mund të ketë ndoshta edhe persona të tjerë me të cilët bashkëpunon dhe mund të marrë informacione edhe për operacione që mund të bëjë policia për ta pasi që kemi parë kohëve të fundi tashmë që policia shqiptare është venë në shënjestër edhe nga persona të krimit të organizuar dhe normalisht do të duhej ndoshta një hetim më i gjithanshëm për ta bërë të mundur ndoshta vënien përpara drejtësisë së këtij personazhi ose gjetjen e provave dhe fakteve konkrete se përse ky person duhej që të kryente një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës me qëllim eliminimin e tij”, ka thënë Daci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera