Lajme

Daci: Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 11 December 2017

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Germin.

Në tryezën me temë: “Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës” zëvendësministri Daci tha se zgjedhjet e fundit lokale kanë faktorizuar votën e Diasporës në Kosovë.

“Përpara së gjithash, te themi një të vërtetë të madhe. Ne si ministri në krye me zëvenëskryeministrin Dardan Gashi, për ta çuar përpara një nismë të këtillë i referohemi vullnetit politik të deputetëve të Parlamentit Kosovës. Nëse partitë politike dhe ato në opozitë do ta japin mbështetjen e tyre, atëherë Ministria e Diasporës dhe investimeve strategjike është e gatshme të ecim përpara”, ka thënë Daci.

-Advertisement-

Me këtë rast, deputetët që përfaqësonin partitë politike pozitë dhe opozitë në këtë tryezë, kanë dhënë mbështetjen e tyre për të çuar proceset me Diasporën – përpara.

Në kuadër të kësaj tryeze, organizuesit kanë publikuar dhe një raporti preliminar për diasporën shqiptare në Gjermani rreth të drejtave politika dhe sociale të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera