Lajme

A u dakorduan Mustafa e Kurti për të qeverisur bashkë?

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 28 November 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafagjatë kësajë të enjëte janë takuar janë takuar për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin e koalicionit VV-LDK, dhe formimin e qeverisë.

Pas takimit kryetari i LDK-së Isa Mustafa, deklaroi se plan-programi qeverisës i punuar nga ekspertët e dyja partive thuajse është i përfunduar, shkruan gazeta inFokus.

“Ne patëm një takim shumë te frytshëm dhe përmbajtjesor. I urova zotëri Kurtit fitoren dhe renditjen e Vetëvendosjes si parti e parë në këto zgjedhje. Po ashtu edhe VV dhe LDK e kanë marrë angazhimin nga qytetarët e Kosovës si besim për ndryshim të jetës sociale dhe ekonomike dhe forcim të shtetit ligjor.

-Advertisement-

Konstatuam së bashku se atë çka është punuar nga grupet punuese për përafrimin dhe harmonizimin e plan-programit qeverisës thuajse është përfunduar. Presim që edhe nesër të definojmë disa nga çështjet. Ramë dakord që të vazhdojmë kontaktet dhe bisedimet në mënyrë që të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse, në mënyrë që të qeverisim mirë”, u shpreh Mustafa./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera