Lajme

Çun Lajçi thotë se Çakorri u fal se Daut Haradinaj ka toka nga Gllogjani deri në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 17 October 2020

Edhe aktori Qun Lajçi, ka reaguar lidhur me lajmet për privatizimet e tokave të shtetit më çmime tejet të lira, shkruan Gazeta inFokus.

Ai me anë të një statusi në Facebook ka thënë se tek tash kur e mori vesh se Ramush Haradinaj kishte blerë 200 hektarë tokë, e mori vesh se pse u fal Çakorri.

Lajçi thotë se ka qenë naiv, kur para një viti në roje e ish fabrikës ë lëngjeve “Ereniku” i kishte thënë se nga Gllogjani e deri në Gjakovë, është e Daut Haradinajt dhe ky i kishte thënë rojës që të mos bënte propagandë.

-Advertisement-

Postimi I plotë i Lajçit:

“Eh

Tash kur u muer vesh se kush bleu nga 200 hektar tokë, me vetëm 1 euro arin, tash e mora vesh edhe unë pse u fal Çakorri!

Sa naiv kisha pasë qenë more Zot i madh!

Po mua para dy vitësh të “Ereniku”, fabrika e langjeve n’Gjakovë, roja m’tha a po don qumësht dhije?

Ku i ke dhitë e pyeta?

Mbrapa fabrikës, n’tokën e Dautit. Prej Gllogjanit deri këtu asht e tija dhe e Nasimit.

Mos ba propagandë i thashë dhe u çova!

– Prandaj menzi po pres me botua librin e ri, vazhdimin e “Bastardëve” “Shitsi i librave me vath t’verdhë”

Se u del tymi n’tana anë patriotave që e shliruen vendin për me ble tokën për nji pare!!”, ka shkruar Lajçi në Facebook./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera