Rozë

Çun Lajçi infektohet me Covid-19: Nëse shpëtoj, s’do të jetë nevoja të…

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 29 March 2021

Aktori dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka bërë me dije se është infektuar me Covid-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se nëse do të shpëtojë nga virusi është mirë për të dhe për njerëzit e tjerë, pasi nuk do të jetë nevoja për të zmadhuar fotografi dhe as për të blerë lule.

Postimi i plotë i aktorit:

“Nëse…!

-Advertisement-

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! Po Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera